Në ditën e tretë të qëndrimit në Poloni, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve. E pranishme e veçantë ishte edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë, zj. Henryka Mościcki-Dendys, që përcjellë më së afërmi Kosovën.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë bashkëbisedim, kryeministri i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi.
“Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq”, njofton ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.




Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog