Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ditën e dytë të vizitës në Letoni e filloi në një takim me Sekretaren për Bashkëpunim të Jashtëm dhe Strategji të Ministrisë së Drejtësisë, Kristine Pommere.
Ajo tha se Letonia është shembull i jashtëzakonshëm për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë andaj edhe ekspertiza e tyre është më se e nevojshme për hapat tutje të vendit tonë drejt këtij procesi, shkruan Arbresh.info.
Haxhiu falënderoi Pommeren për mbështetjen e vazhdueshme por veçanërisht për ekspertizën që Ministria e Drejtësisë ka marrë nga dy ekspertë letonez gjatë dy viteve të fundit.
“Anëtarësimi në EUROJUST, mbështetja në rrugëtimin tonë për integrim evropian si dhe ekspertiza në zhvillim të politikave, janë çështjet kryesore në të cilat u zhvillua diskutimi i përbashkët.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sekretarja letoneze tha se Kosova është partner i nevojshëm dhe i respektuar për Letoninë andaj edhe përkushtimi për forcim të raporteve, bashkëpunim dhe mbështetje strategjike do të avancohet./Arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...