Parlamenti shqiptar mblidhet të enjten për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme, por opozita ka paralajmëruar moslejimin e kthimit në normalitet të seancave plenare.
Sipas rendit të ditës, parlamenti do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
Po ashtu në seancën e së enjtes pritet edhe miratimi i dy projektvendimeve “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi një ditë më parë se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme plenare. Vendimi i opozitës vjen pas burgosjes së deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ajo llokoi të hënën punimet e Kuvendit, duke demonstruar akte dhune në sallën e seancave plenare dhe jashtë saj./radio.al
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...