Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet duke premtuar që t’I ndihmojë një gruaje për proces të marrjes së patentë shoferit.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
“PRANIMI I RYSHFETIT NË SEKTORIN PRIVAT Prishtinë 30.09.2024, NN. Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veqanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...