Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se janë “pjekur” kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se nëse zgjedhjet mbahen në nëntor kryeministri Albin Kurti do t’i marr 70%, shkruan Arbresh.info.
Musliu theksoi se situata aktuale, përfshirë mosdaljen e pagave dhe sfidat me buxhetin për vitin 2025, e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve para afatit të parashikuar.
“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...