Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e regjistruar në vitin e parë në programet Bachelor në: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP për vitin akademik 2024/2025.
Të gjithë këta studentë do të përfitojnë nga 1 mijë euro bursë për çdo vit akademik, përcjell Arbresh.info.
“Kjo në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kemi nënshkruar në shkurt të këtij viti me Universitetin e Prishtinës. Përmes kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.
“Synimi ynë është promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë”, tha tutje Nagavci./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...