Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Në këtë takim me ftesë të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i Policisë, Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit për media, gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.
Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale.
Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktu...
KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe s...
Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë
Zelensky zbardh bisedën me Trump: Folëm për fushëbetejën, Pu...
Shqipëria nis zbatimin e një nisme për shitjen e tokës shtet...
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestro...