Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht një person.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje (28 shtator) dhe njëri nga të arrestuarit është mitur, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri shufra metalike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM Rreth-rrotullimi Lakërishtë, Prishtinë / 28.09.2024-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri shufra metalike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...