Partia Demokratike ka mbyllur këtë të hënë takimet me partitë e aleate të cilat depozituan pranë selisë blu propozimet e tyre për koalicionin në procesin zgjedhor të 21 qershorit. Siç raporton Shqiptarja, partitë e djathta nuk janë kursyer me kërkesat për zona të lira për t’u paraqitur me kandidatët e tyre në koalicion.
Republikanët, të cilët ditët e fundit kanë shfaqur hapur pakënaqësi për refuzimin e kandidaturës së Agron Dukës nga demokratët në Durrës nuk tërhiqen nga kjo ofertë. Por në takimin e së premtes republikanët në draft propozimin e tyre i kërkuan partisë demokratike 14 bashki në të cilat pretendojnë se kanë kandidatë fitues. A1Report ka siguruar listën e bashkive që PR e Fatmir Mediut i kërkon partisë më të madhe në opozitës.
Burime të sigurta bëjnë me dije se partia republikane kërkon të shkojë me kandidatët e saj në bashkinë e Durrësit, në Sarandë, Kukës, Gjirokastër, Lushnjë, Devoll, Maliq, Himarë, Mirditë, Memaliaj, Këlcyrë, Ersekë, Selenicë dhe Librazhd. Ndërkaq negociatat vazhdojnë për të përcaktuar zonat e lira që PD do të japë për aleatët, të cilët i kanë bërë tashmë propozimet e tyre.
Numrin më të madh të bashkive në drejtim të PD e ka kërkuar partia republikane me 14 bashki, partia demokristiane kërkon 6 bashki, Fushë Arrëz, Mirditë, Lezhë, Kurbin, Sarandë, Mallakastër. Partia Bashkimi Liberal demokrat e Arjan Starovës kërkon bashkinë e Elbasanit. Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon bashkinë e Matit.
Partia Ballli Kombëtar Demokrat kërkon bashkinë e Këlcyrës ose Delvinën ndërsa Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kërkon bashki të nivelit të dytë në qarkun e Vlorës dhe të Korçës.
Kështu ndonëse disa parti nuk përfaqësohen as me deputetë në parlamentin shqiptar i kërkojnë Partisë Demokratike zona të lira për bashki të caktuar, pasi sipas tyre kandidatë që këto forca politike i propozojnë PD, janë kandidatë fitues. Kështu nga 61 bashki që janë tashmë me ndarjen e re territorial , aleatët i kërkojnë PD zona të lira me kandidatët e tyre për 25 bashki.
PR KËRKON KANDIDATË NË
1.DURRËS
2.SARANDË
3.KUKËS
4.GJIROKASTËR
5.LUSHNJË
6.DEVOLL
7.MALIQ
8.HIMARË
9.MIRDITË
10.MEMALIAJ
11.KËLCYRË
12.ERSEKË
13. SELENICË
14.LIBRAZHD
PBLD KËRKON KANDIDATË NË
ELBASAN
PLL KËRKON KANDIDAT NË
MAT
PBKD KËRKON KANDIDAT NË
KËLCYRË OSE DELVINË
PBKD KËKRON KANDIDATË
BASHKI DYTËSORE NË VLORË OSE KORCË
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...