Më 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Mirëpo ky vendim vlerësohet se po bie në kundërshtim me Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi ligji e përcakton që koeficienti më i ulët i pagave është 2, e që i bie që paga më e ulët në sektorin publik të jetë 240 euro. Njohës të fushës thonë se duhet të bëhen ndryshime para 1 nëntorit.
Kanë mbetur edhe tri ditë kur vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro të hyjë në fuqi. Megjithatë ai po bie në kundërshtim me Ligjin e Pagave, sepse në Ligjin e Pagave në sektorin publik koeficienti më i ulët është 2, e që bie që paga më e ulët në Kosovë të jetë 240 euro e jo 350, shkruan RTK.
Njohës të fushës thonë se para ekzekutimit të pagave, duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj.
Nga opozita deklarojnë se ekzekutivi po i shkel ligjet e miratuara nga vetë ai. Mirëpo ndryshe shprehen nga pozita.
Rritja e pagës minimale në Kosovë është konsiderohet si e kundërligjshme pasi një vendim të tillë sipas përfaqësuesve të bizneseve është ndërmarrë pa u themeluar Këshilli Ekonomik Social.
Sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, Qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social.
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...