Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”.
Siç thuhet në njoftimin e tyre për media, ku trajnim kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore.
“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, në Komandën e Logjistikës në Qendrën Trajnuese të Regjimentit të Mjekësisë në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”- Gjenerata 02/2024, që kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore”, thuhet në njotimin e FSK-së.
Tutje thuhet se programi i kursit përmban tema të aspektit teorik dhe praktik si: kontrolli i vend incidentit, kontrolli i të lënduarve, frymëmarrja, sistemi respirator, lëndimet e kokës – niveli vetëdijes, ringjallja kardiopolmunare, sëmundjet dhe lëndimet e pa pritura, qasja venoze tek i lënduari etj.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve është duke realizuar trajnime në fushat specialistike për të qenë të përgatitur në përmbushjen e misionit të saj”./Arbresh.info/



Kurti inspekton punimet finale të Qendrës Multifunksionale n...
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...