KOK në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport nesër organizojnë “Forumin e Sportit”, i cili mbahet në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen për “Javën Evropiane të Sportit”.
Forumi mbahet të premten në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë dhe nis në ora 10:00, shkruan Arbresh.info.
“Krahas fjalimeve, forumi do të zhvillohet në formë të paneleve, ku panelistët do të diskutojnë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin fizik, barazinë gjinore në vendimmarrje, projektet e fituara në Erasmus Plus etj.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...