Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e Abrisë.
Osmani tha se shteti i Kosovës është i përkushtuat për ta ruajtur kujtesën, sikurse edhe për të vendosur drejtësi, shkruan Arbresh.info
Presidentja nderoi edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi plotë:
26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç.
Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi.
Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!./Arbresh.info/
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim