Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur me vendosmëri për të promovuar paqen dhe stabilitetin, nxitjen e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
“Ne qëndrojmë gjithashtu si avokatë të fortë për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hasani.
Ai theksoi se, për Shqipërinë, si kryesuese e Kartës së Adriatikut, zbatimi i politikës së dyerve të hapura mbetet prioritet kyç.
“Një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së kahershme të Kosovës për anëtarësim është një hap vendimtar dhe i vonuar që duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh ai.
Në takim morën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese të Kartës së Adriatikut, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, SHBA, Kosova (vëzhgues), Serbia (vëzhgues) dhe Sllovenia (e ftuar).
Në mëngjesin e punës të organizuar përgjatë javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u vlerësua fokusi i Shqipërisë në kryesimin e nismës dhe diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet në rajon dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Karta SHBA-Adriatik (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA, për t’u zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, e ku Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit./atsh
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër