Pjesëmarrjen në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me takimin bilateral me Kryeministrin e Principatës së Lihtenshtajnit, Daniel Risch.
Në njoftimin për media thuhet se ky takim në New York u zhvillua teksa në Prishtinë përfaqësues të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA, për çka kryeministri u shpreh optimist për finalizimin e saj e që do të kontribuonte në rritjen e raporteve tona ekonomike dhe tregtare, shkruan Arbresh.info.
Duke qenë përkrahëse e vazhdueshme ndaj proceseve integruese të Kosovës, Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, të dy kryeministrat bashkë diskutuan edhe për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë.
“Ky ishte takimi i parë ndërmjet dy kryeministrave.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI