“Fillimi i procesit gjyqësor kundër grupit terrorist paramilitar që tentoi një aneksim të pjesshëm të territorit të Kosovës në Banjskë, vitin e kaluar është i mirë pritur dhe pozitiv”, tha ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Ai tha se përfundimi i këtij procesi nënkupton vetëm atëherë kur në bankën e të akuzuarve do të jenë të gjithë të implikuarit e veçanërisht drejtuesi kryesor i operacionit paramilitar dhe terrorist Milan Radojqiç.
“Pa vendosjen e tyre në bankën e të akuzuarve nuk nënkuptohet përfundim i suksesshëm i procesit”, tha Maqedonci në RTK.
Sipas tij për këtë është e rëndësishme rritja e presionit ndërkombëtar mbi Serbinë për të dorëzuar terroristët në Kosovë, ku ekstradimi i tyre do të behej sipas rregullave ndërkombëtare, e që deri me tani nuk është parë fare vullnet nga strukturat e Serbisë për të dorëzuar por edhe për t’u distancuar nga vetë veprimi i këtij grupi terrorist.
Ai tha se shqetësuese është vazhdimi i strehimit të tyre nga Serbia brenda territorit të saj dhe vazhdon përkrahjen e tyre ashtu siç e ka përkrahur edhe gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...