Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe minicion, në fshatin Llapashticë e Poshtme.
Siç njofton policia, operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacionii dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.
“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar:
E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane
Kurti uron Magyer: Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit ...
Magyar: Kukullat e Orbanit duhet të largohen nga institucion...
Chelsea vendos për të ardhmen e Liam Rosenior pas humbjes ng...
27 vite nga rënia e dëshmorëve e martirëve në Doganaj të Kaç...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj