Barcelona nuk e harron në asnjë moment sulmuesin anësorë Nico Williams.
Katalunasit po e konsiderojnë përpjekjen për të nënshkruar sërish me Nico Williams verën e ardhshme, sipas David Bernabeu dhe Ivan San Antonio të Diario Sport .
Ata do ta bëjnë atë ‘nëse u jepen kushtet e duhura’, pasi anësori vazhdon të mbetet një nga objektivet madhore të tyre.
Barça ishte gati të nënshkruante me yllin anësor për 58 milionë euro verën e kaluar tashmë. Megjithatë, ata nuk ia dolën dot për shkak të vështirësive në Fair Play Financiar dhe presionit si nga Athletico Bilbao ashtu edhe nga rrethimi i lojtarit.
Katalanasit madje planifikojnë të largojnë Ansu Fatin dhe t’i jepnin Nico Williams fanellën me numër 10. Ata mund ta nxjerrin atë verën e ardhshme nëse i diplomuari i La Masia nuk arrin të vendoset si një lojtar cilësor i skuadrës këtë sezon.
22-vjeçari thotë se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bilbao në të ardhmen, duke theksuar se ai është i bindur vetëm për të qëndruar në klub edhe për një sezon.
Sulmuesi ishte në zjarr sezonin e kaluar, pasi kishte shënuar 24 gola/asiste me fanellën e Bilbaos. /Telegrafi/
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...