Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mori pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur në New York, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
MPJD njofton se në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Gërvalla paraqiti perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE dhe theksoi se Kosova është prijëse e dëshmuar e rajonit si në fushën e sundimit të ligjit dhe standardeve demokratike, ashtu edhe në rritje ekonomike dhe se është vendi me përkrahjen më të madhe qytetare për BE-në dhe NATO-n.
Ministrja Gërvalla ftoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor“ të përkrahë aplikimin e Kosovës për në BE dhe të ndihmojë konkretisht në trajtimin e kërkesës së dhjetorit të vitit 2022 duke vënë në pah faktin që nuk duhet lejuar Rusia dhe aleatët e saj në rajon të diktojnë ritmin e zgjerimit të BE-së./Arbresh.info/
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...