Maqedonia po tronditet me një fotografi shokuese, bëhet fjalë për një fotografi ku gjendet edhe kandidati i sigurt për kryeministër të ri të Maqedonisë, Emil Dimitriev, i cili mbanë në dorën e djathtë një pushkë snajper, dhe para vetes kanë dy derra të egër, të cilët me siguri i kanë vrarë në ndonjë mal të Maqedonisë shkruan Zhurnal-Maqedoni.
Dimitriev është në foto duke buzëqeshur dhe mesa duket krenohet nga gjahu të cilët e kanë bërë së bashku me shokët e tij të veshur me uniforma ushtarake.
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë, Dimitriev, është fotografuar me ish shefin e shtatëmadhërisë së Armatës së Maqedonisë, Goranço Kotevski. Ndryshe një ditë më pare Kryeministri Gruevski dha dorëheqje, ndërsa partia VMRO-DPMNE, për kryeministër të ri ka propozuar Emil Dimitriev nga qyteti i Probishtipit.
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare, bien da...
Vidovdani dhe ndalimi i simboleve serbe, eksperti i sigurisë...
Vuçiq për shënimin e Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita k...
Juventusi konfirmon lëndimin serioz të Nicolo Savonas
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni p...