Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim profesorin e shquar të së drejtës ndërkombëtare dhe ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada.
Pas një takimi jashtëzakonisht miqësor me të gjatë vizitës në Japoni, Presidentja Osmani e cilësoi nder të veçantë pritjen e profesorit Owada në zyrën e saj, duke theksuar se ai përfaqëson një figurë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe një promovues të palodhur të paqes globale, përcjell Arbresh.info.
Në këtë takim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për rolin historik të profesorit Owada, i cili si kryetar i GJND-së ka drejtuar këtë institucion në një prej momenteve më të rëndësishme për shtetin e Kosovës – dhënien e opinionit këshillëdhënës të datës 22 korrik 2010, ku Gjykata konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Presidentja vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të profesorit Owada jo vetëm për Kosovën, por edhe për zhvillimin dhe avancimin e të drejtës ndërkombëtare dhe përpjekjet për paqe globale.
Me këtë rast, ajo e uroi Profesorin Owada edhe për titullin “Doctor Honoris Causa” të dhënë nga Universiteti i Prishtinës, duke theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mbeten përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e tij./Arbresh.info/




50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...
A është Hantavirus kërcënim për Evropën? Shpërthimi i tij rr...
Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturi...
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së