Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka.
Sipas njoftimit, ata biseduan rreth bashkëpunimit dhe rezultatet e projektit të zbatuar nga IOM-i me mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Zvicrës në Kosovë, i cili ka fuqizuar proceset brenda qeverisë për të drejtat e komuniteteve joshumicë, shkruan Arbresh.info.
Ky projekt në veçanti ka mundësuar krijimin e një platforme digjitale nga Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit dhe buletinin dyjavor që promovon mundësitë që ofron qeveria për komunitetet joshumicë. Ai gjithashtu ka mbështetur procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit në Mitrovicën e veriut që ka mundësuar deri tash 381 të diplomuar të aplikojnë për pozita në institucionet e Republikës së Kosovës, dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përmes ngritjes të kapaciteteve të përkthyesve.
Kurti falënderoi Rostocka për përkrahje e IOM-it dhe shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta dhe në shërbim të komuniteteve joshumicë./Arbresh.info/



Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...