Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të profesorit Hisashi Owada, ish-President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Japonisë dhe ish-ambasador në Kombet e Bashkuara.
Me këtë rast, duke i uruar mirëseardhje profesorit të nderuar Owada, Kurti në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, i shprehu mirënjohjen e përhershme që me kompetencë, integritet dhe dinjitet shembullor, si President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e udhëhoqi atë në dhënien e një vendimi që konfirmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
”Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës – ai është një mik, kontributet e të cilit janë thellësisht të ngërthyera në historinë tonë kombëtare. Lidershipi i tij në të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimi i tij për paqen dhe drejtësinë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, tha ai.
Ai shtoi se Kosova pati fatin të kishte një jurist të nivelit të tij intelektual dhe moral në krye të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në një moment kaq kritik për shtetësinë tonë. Rendi juridik ndërkombëtar dhe parimi i bashkëjetesës paqësore midis kombeve kanë përfituar shumë nga qartësia e mendimit dhe forca e bindjes së tij.
Ndryshe sot, Universiteti i Prishtinës ka nderuar z. Owada me titullin e lartë Doctor Honoris Causa në një ceremoni akademike të organizuar në nder të tij./Arbresh.info/

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...