Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr pjesë të dielën në Samitin për të Ardhmen në selinë e OKB-së në New York.
Në fjalën e tij të rastit, Rama ka kërkuar që ti jepet fund trazirave dhe konflikteve në botë, përcjell Arbresh.info.
Lidhur me këtë, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka theksuar se në samit, Rama ka bërë thirrje që të rindërtohet besimi.
Sipas tij, fjalët e kryeministrit Rama para liderëve botëror nuk janë fjalë boshe por një forcë që mund të trajtojë vërtet sfidat e menjëhershme dhe ato në zhvillim të kohës sonë.
“Në Samitin për të Ardhmen, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kombeve, që të fillojnë të rindërtojnë besimin që është gërryer dhe të provojnë se multilateralizmi nuk është thjesht fjalë bosh, por një forcë që mund të trajtojë vërtet sfidat e menjëhershme dhe ato në zhvillim të kohës sonë”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe një herë, Shqipëria tregoi përkushtimin e saj të palëkundur ndaj sistemit dhe institucioneve shumëpalëshe, duke miratuar Paktin për të Ardhmen. Kombet tani duhet të nisin një kurs të ri për të përmbushur angazhimet ekzistuese dhe për të zgjidhur sfidat afatgjata”, shkroi mes tjerash Hasani./Arbresh.info
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...