Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet.
Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.
“Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024″ do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.”, shkruan Rama.
Tutje, Rama u bëri thirrje të gjithë grave e burrave që të bëjnë mamografinë.
“Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse, zbulimi i hershëm SHPËTON JETË!”, thotë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...