Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në mbledhjen e së martës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të flasë në pjesën më të madhe të fjalimit të tij për Kosovën.
Para mediave nga New York, ai tha se do të flasë edhe për shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare.
“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë, diku rreth orës 19:30 ose 20:00 me kohën e Serbisë. Kështu që tani nuk mund të them saktësisht”, tha Vuçiq.
Më tej, ai tha se “Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, institucionet në Kosovë nuk kanë të drejtë të ekzistojnë dhe të formojnë asnjë forcë të armatosur”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor