Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.
Ai ka publikuar pamje nga shtepija e tij, ku shihet vajza e tij Nina.

Fero në një intervistë për Nacionale, është shprehur se Gjykata Themelore në Gjilan, i ka dhënë të drejtë për të mbajtur vajzën për 12 muajt e ardhëm, ndërsa ish-bashkëshortja do ta takoi vetëm ditëve të vikendit.
Kujtojmë se historia e tyre e ndarjes u përfol gjatë në media, dhe nisi kur Fero kishte ushtruar dhunë ndaj modeles.
Fero ishte arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim.
Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan kishte aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...