Në një sulm ajror të Izraelit në periferi të Bejrutit në Liban kanë vdekur 12 persona, në mesin e të cilëve edhe një komandant i lartë i Hezbollahut, i cili kishte qenë në shënjestër të sulmit.
Ministria libaneze e shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në periferi të Bejrutit, në jug të kryeqytetit, ka mbërritur në nëntë, ndërsa i të lënduarve është mbi 60.
Sipas raportimeve, Izraeli në shënjestër kishte Ibrahim Aqil-in, komandantin e operacioneve të ezbollahut për të cilin ka thënë se ka mbetur i vrarë në këtë sulm.
Të paktën dy ndërtesa banimi janë shkatërruar si pasojë e këtij sulmi ajror.
Ky është sulmi i tretë i Izraelit në Bejrut gjatë këtij viti.
Vitin e kaluar, për ta shënuar 40 vjetorin e sulmit të Hezbollahut në ambasadën amerikane në Bejrut, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar 7 milionë dollarë për informata për komandantin Aqil, udhëheqësin kyç të Hezbollahut dhe të cilin SHBA e ka akuzuar për përfshirjen e tij në sulmin e vitit 1983.
Në sulmin mbi ambasadën amerikan më 1983 ishin vrarë 63 persona ndërsa më vonë gjatë atij viti, si pasojë e sulmit mbi një kompleks të marinsave amerikan në Bejrut u vranë 220 marinsa dhe 21 personel tjetër./rtk
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën