Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për shërbimet e reja në Neurokirurgji.
Vitia me anë të një postimi në Facebook tha se kjo klinikë u furnizua me aparatura të teknologjisë më moderne që lehtëson punën e stafit.
Ndërsa ka falënderuar profesionistët shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:
Shërbimet e reja në Neurokirurgji
Mikroskopi elektronik i konektuar me neurinavigator, paisje këto të gjeneratës më të re, po mundësojnë operimet kraniocerebrale të tumorëve ne thellësi të trurit si dhe aneurizmave cerebrale me malformacioneve arteriovenoze.
CUSA si pajisje moderne mundëson përthithjen e tumorëve dhe hemostazës gjatë operimeve.
C arm (skopi) pajisje radiologjike 3D mundëson operimet e shtyllës kurrizore.
4 operime përfunduan me sukses tek rastet me tumore të thella. Së shpejti pritet të nisë puna edhe me neuroendoskop.
Kjo klinikë u furnizua me aparatura të teknologjisë më moderne që lehtëson punën e stafit, pacientët marrin shërbime më cilësore dhe poashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore
Më shumë shërbime, më shumë paisje moderne e cilësore. Për më shumë shëndet. Transformimi vijon!
Falenderojmë profesionistët shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...