Shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe ka hapur dyert e saj këtë vit shkollor me ambiente tërësisht të rikonstruktuara.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ambiente të reja, duke e cilësuar këtë si një tjetër investim të rëndësishëm nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./Arbresh.info
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar