Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëton sot (18 shtator) drejt Brukselit. Te enjten Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim, Von Der Leyen pritet që t’iu paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore, në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Evropian.
Kryeministri Rama pritet që të shtrojë çështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke kërkuar që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare në tetor./rtsh.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...