Policia i ka shqiptuar gjobë një 73-vjeçari i cili ka bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor.
Pas identifikimit nga policia, H.G. u dënua me një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë dhe heqje të saj për 3 muaj, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...