Gara më e fortë evropiane për klube nis rrugëtimin e ri.
Gjashtë ndeshje mjaft interesante do të jenë në program.
Në Champions League, sonte mund të luajnë edhe një numër i futbollistëve shqiptarë.
Skuadra zvicerane Young Boys, do ta ketë përballë Aston Villan.
Në skuadrën “Djemtë e rinj” luajnë edhe dy shqiptarë.
Futbollisti Kastriot Imeri dhe portieri Ardian Bajrami.
Një tjetër lojë mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Bayern Munchenit dhe Dinamo Zagrebit.
Për skuadrën kroate luajnë futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha dhe ai nga Maqedonia e Veriut, Arjan Ademi derisa për bavarezët luan futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arjon Ibrahimoviq.
Derisa Lille i Edon Zhegrovës do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës.
Kontributi i Zhegrovës për skuadrën franceze ishte shumë i madh.
Me golat e tij u kualifikua në Champions Lille.
Mbetet të shihet se cili nga futbollistët shqiptarë do të ketë minuta të paraqitjes në këtë garë./kk
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...