Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar kantierin e ndërtimit të Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura, ku sipas tij janë përfunduar 50% e punimeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi modern prej 7000 m², i bazuar në modelin e Akademisë Ëest Point në SHBA.
“Kantieri i Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura, ku janë realizuar 50% e punimeve, bazuar në projektin për ndërtimin e një kompleksi modern prej 7000 m², sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point. Kampusi i ri sipas standardeve më të mira të vendeve të NATO-s, do të ofrojë mjedise bashkëkohore, duke përfshirë edhe laboratorët e Qendrës së Simulimit”, shkroi Rama./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...