Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për dështim të qëllimshëm në zbatimin e Ligjit për Çmimin e Barnave, duke favorizuar interesat e kompanive farmaceutike.
Ai kritikon Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për përdorimin e këtij Ligji për propagandë dhe për mungesën e zbatimit të tij.
“Është dështim i qëllimshëm i MSH për të përmbushur interesat e kompanive farmaceutike. LVV këtë Ligj është munduar ta përdorë për propagandë ndërsa tani po shohim dështim total në zbatim të këtij Ligji. Ka qenë një listë e çmimit te barnave e propozuat e cila rriste çmimin e barnave dhe tash pas një viti nuk ka as listë te çmimit te barnave as zbatim te Ligjit. Dështim total”, thotë Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...