Apeli i GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë arrest shtëpie në një masë më të butë sigurie.
Në seancën e sotme janë paraqitur edhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani” për të me të cilën Berisha dhe Malltezi 2 ditë më parë u morën të pandehur, i pari për akuzën e korrupsionit pasiv dhe i dyti për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në deklaratën e tij para SPAK, 2 ditë më parë ku u njoh zyrtarisht me akuzën për korrupsion pasiv Berisha akuzoi SPAK se po përdoret politikisht nga Edi Rama dhe se nuk ka asnjë provë apo fakt kundër tij lidhur me çështjen për të cilën akuzohet./Euronews/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s