Ish-trajneri italian Fabio Capello mendon se Rodri duhet të fitojë Topin e Artë për atë çfarë po bënë te Manchester City dhe Spanja.
Ish- trajneri i Milanit dhe Anglisë, Capello beson se mesfushori i Citizens duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
“Do ta shpërbleja Rodri për paraqitjet e tij në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Euro. Ai ishte më i miri këtë sezon”, deklaroi Capello për Il Corriere della Sera.
France Football zbuloi listën e top 30 Topave të Artë javën e kaluar.
Ai nuk përfshin lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu janë të përfshirë, ashtu si edhe asi i Atalantës, Ademola Lookman. /Telegrafi/
Trump thotë se Irani do të ndalojë “qind për qind̶...
Shqipëria harmonizon Kodin Doganor me standardet e Bashkimit...
Liverpool planifikon t’i shpenzojë 100 milionë për një lojta...
Arrestohet në Kolumbi kosovari Arian Lluka, kërkohej për vra...
Raportimet se ai dhe Bajrami mbetën jashtë 10-shës së LDK-së...
Komuna e Deçanit mban Akademi Përkujtimore për Rifat Stojkaj...