Qeveria e Kosovës mirëpret Komitetin Paralimpik pas pjesëmarrjes historike në “Paris 2024”

13:47 | 12 Shtator 2024
D.H

Ekipi paralimpik i Kosovës debutoi në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ku arriti një sukses hitorik.

Ky ekip u prit nga Qeveria e Kosovës, në ngjarjen e organizuar nga Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ku morën pjesë qeveritarë, përfaqësues diplomatikë, paraatletë dhe partnerë të parasportit në vendin tonë.

Hapjen në këtë ngjarje të Qeverisë së Kosovës, e bëri Zëvendëskryeministrja Rexhepi ajo që bëri hapjen e kësaj ngjarjeje.

Ajo shprehu krenarinë e saj për paraqitjen e ekipit të Kosovës dhe paraatletit Grevist Bytyqi në këtë garë madhështore të parasportit të organizuar në Paris.

Rexhepi e përgëzoi Komitetin Paralimpik për suksesin si dhe theksoi që mbështetja nga ajo nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj garuesit tonë, Grevist Bytyqit, për emocionet që ai na dha me përfaqësimin me dinjitet të vendit.

“Le t’i fuqizojmë përpjekjet tona, le t’i bashkojmë forcat tona, dhe le të nxisim talentet  që të arrijnë majat e sportit” nënvizoi kryeministri Kurti.

Falënderuese për pritjen e bërë nga Zëvendëskryeministrja Rexhepi u shpreh Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Ajo e konsideroi debutimin e Kosovës në Lojërat Paralimpike si një ëndërr të shndërruar në realitet. “Dua të falënderoj me zemër para-atletin tonë të jashtëzakonshëm, Grevist Bytyqin, i cili ishte fytyra dhe zemra e përfaqësimit tonë në Paris.

“Grevist, ti na ke bërë të gjithëve krenarë, dhe historia jote është inspirim për të gjithë ata që besojnë në rezultatet që sjellë përkushtimi dhe guximi”, tha Emini.

Ajo falënderoi Zëvendëskryeministren Rexhepi, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadën e Francës në Kosovës, si dhe paraatletët, sponsorët dhe partnerët e lëvizjes paralimpike.

Komiteti Paralimpik i Kosovës bëri paraqitjen e parë në Lojëra Paralimpike me 28 gusht 2024.

Paraatleti ynë Grevist Bytyqi garoi në sportin e atletikës, në distancën 1500 metra, duke shkruar kështu historinë si i pari paraatletë nga Kosova që merr pjesë në këto lojëra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale