Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë nesër në votimin për Marrëveshjen Ndërkombëtare me Bankën Botërore, e cila parashikon një kredi prej 90 milionë eurosh.
Murati theksoi se një veçori e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje është se kamata është 0 për qind, falë angazhimeve të qeverisë dhe reformave të kryera në kuadër të programit me Bankën Botërore, shkruan Arbresh.info.
“Kjo marrëveshje me këto kushte jashtëzakonisht të volitshme po pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti, dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite në seancë, pika 6 më konkretisht”.
“Uroj e shpresoj që nesër edhe deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim ashtu që marrëveshja të ratifikohet dhe vendi të mund të përfitojë nga kjo marrëveshje”, tha Murati./Arbresh.info.
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...