Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar të hënë Mitrovicën Veriore ku ka marr pjesë në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të degës së Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak, si dhe vendosi gurthemelet e shtëpive të reja të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë.
Këto vizita, Kurti ka thënë se nuk janë kundër askujt por sipas tij janë të domosdoshme për të kuptuar sa anash janë lënë qytetarët atje.
“Vizitat tona në komunat veriore nuk janë kundër askujt. Ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që i kanë pasi ta kemi lënë anash paragjykimet për të cilën qeveria angazhohet prej ditës së parë. Pikërisht për ti flakur paragjykimet e ndërsjellat dhe për të kuptuar se sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada, po shtohen shërbime që ju kanë munguar qytetarëve”, tha Kurti në fjalimin hyrës në mbledhjen e 220-të të Qeverisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...