Një persona është dërguar në ndalim për 48 orë me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kontrabandimit me migrantë dhe mashtrim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore. /Arbresh.info/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...