Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e 220-të me radhë, e cila fillon në orën 10:00.
Ekzekutivi kosovar do t`i shqyrtojë 14 pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së Pajustifikueshme (MD)
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024 (ZKM)
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim (MFPT)
4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Rregullat e Përbërjes së Organit Kolegjial në Procedurën e Shqyrtimit të Ankesës Administrative ndaj Vendimit Përfundimtar të Inspektimit (ZKM)
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit të Ankesave për personat që iu ka refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit (ZKM)
6. Shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës (MM)
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (MBPZhR)
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR)
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (MINT)
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet dhe Aneks Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MZHR-së dhe Kryetarët e Komunave (MZhR)
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin publik të Planit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Iber, Lepenc dhe Moravë e Binçës (MMPHI)
12. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Ndihmë Juridike Falas (MD)
13. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Fushën e Qeverisjes dhe Menaxhimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës (MASHTI)
14. Të ndryshme/Arbresh.info
Lexo edhe:
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...