Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.
Kurti në një deklarim për media nga veriu i Mitrovicës, tha se kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.
Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë, raporton teve1.
“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...