Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), nesër do të publikojë analiza e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”.
Sipas njoftimit, analiza “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit.
Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë.
Konferenca në të cilën do të publikohet analiza do të mbahet në ora 13:00.
Këtu pritet të marrë pjesë Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv – Asociacioni i Komunave të Kosovës./Arbresh.info/
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...