Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdohet rikonstruktimi i një prej lokacioneve ikonike “Te Santea”
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se po lirohen hapësirat dhe po vendosim kubëzat e reja e pllaka cilësore, shkruan Arbresh.info.
“Po vazhdojmë transformimin e Kryeqytetit me rikonstruktimin e një prej lokacioneve ikonike ‘Te Santea’. Aty ku shumë të rinj kanë përjetimet e tyre më të mira të shoqërimit e argëtimit në Prishtinë.”, ka shkruar Rama.
“Po lirojmë hapësirat dhe po vendosim kubëzat e reja e pllaka cilësore. Do të trajtojmë edhe hyrjet e banesave për të krijuar një ambient të këndshëm për të gjithë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj