Në ambientet e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, po vazhdon faza e tretë e kursit për Licencën A të UEFA-s për trajnerë, duke përfshirë edhe komponentën praktike.
E pjesë e ligjërimit në këtë kurs në fazën e tretë është edhe Naomi Datson, mentore e UEFA-s. “Kjo është hera ime e dytë në Kosovë. Jam pjesë e grupit këshillues për fitnes të UEFA-s, dhe Kosova është një nga shtetet që mentoroj. Jam këtu për të ndihmuar në kursin e trajnerëve të Licencës UEFA A dhe për të dhënë një komponent të fitnesit për trajnerët këtu”, tha ajo.
Naomi Datson ka qëndruar në Kosovë për pesë ditë, duke punuar kryesisht në aspektin e fitnesit. Ajo theksoi rëndësinë e sesioneve teorike dhe më pas zbatimin e teorisë në pjesën praktike në fushën e gjelbër.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...