Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha sot se “e gjithë forca” duhet të përdoret kundër organizatave të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria izraelite po kryen një operacion të madh në Bregun Perëndimor, i cili tashmë ka marrë dhjetëra jetë brenda një jave.
“Përballë ringjalljes së terrorizmit, ne po eliminojmë organizatat terroriste në të gjithë Judenë dhe Samarinë” (emri biblik për Bregun Perëndimor që përdoret nga izraelitët), u tha Gallant zyrtarëve ushtarakë.
“Çdo terrorist duhet të vritet dhe, nëse dorëzohet, duhet të arrestohet, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet përdorur e gjithë forca”, shtoi ai, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gallant shpjegoi gjithashtu se ai kishte dhënë miratimin për sulme ajrore “aty ku ishte e nevojshme për të shmangur vënien në rrezik të ushtarëve”.
Ushtria izraelite vazhdon sot operacionin e saj madhor, të cilin e nisi një javë më parë në pjesën veriore të Bregut Perëndimor. Bastisjet u zhvilluan njëkohësisht në disa vende, duke përfshirë Jenin, Tubas dhe Tulkarm.
Të paktën 30 palestinezë janë vrarë atje dhe 140 janë plagosur që nga fillimi i operacionit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Nëntëmbëdhjetë persona u vranë në provincën Jenin, shtatë në Tulkarm dhe katër në Tubas, sipas të njëjtit burim./abcnews.al
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...