Kapiteni i skuadrës së Trepçës në basketboll, Drilon Hajrizi nuk ka kaluar fare mirë gjatë fundit të verës dhe pak para fillimit të sezonit.
Ai u përball me disa probleme me shëndetin e tij, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo basketbollisti i kombëtares së Kosovës duke se tani më i ka kaluar gjithë ato probleme dhe në një të ardhme të afërt pritet t’i kthehet palestrës dalëngadalë.
Javëve të fundit ai ka kaluar një operacion me sukses dhe tani më është ngritur dhe në mundësinë e parë ka vizituar skuadrën e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Trepça ka bërë të ditur se kapiteni do të rikthehet.
‘Xehetarët’ gjithashtu i kanë uruar shumë shëndet lojtarit të tyre.
“Sot jemi të lumtur t’u njoftojmë që liderin e ekipit e presim së shpejti në radhët tona. Së bashku drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ndër të tjera ekipi mitrovicas.
Drilon Hajrizi vazhdoi me Trepçën disa muaj më parë dhe është zgjedhur kapiten i ri kampiones së Kosovës, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut./Arbresh.info
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë