Kombëtarja e Kosovës U21 ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2025, që do të zhvillohet në Hungari kundër Izraelit.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë. Ky është takimi i parë pas 6 muajve për ndeshjen e ardhshme.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani në stërvitjen e parë kishte në dispozicion shumicën e futbollistëve, përveç Arian Llugiqit, Bleron Krasniqit dhe kapitenit Valon Zumberi, të cilët janë të lënduar dhe në fazën e rikuperimit.
“Është një mundësi për të tjerët të tregojnë vlerën e tyre në mungesë të këtyre lojtarëve” tha Tovërlani.
Ai në listën e tij ka numër të madh të futbollistëve nga Superliga e Kosovës, teksa tha se kjo është si rezultat i rritjes së kualitetit në kampionatin vendor.
“Fillimisht, nuk ka ndarje të futbollistëve nga liga e Kosovës dhe nga vendet jashtë Kosovës. Do të mundohem gjithmonë që të jem korrekt dhe t’i thërras ata të cilët tregojnë më së tepërmi dhe janë në formë” u shpreh ai.
Kosova U21 garon në Grupin D të kualifikueseve evropiane, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin dhe Estoninë.
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...