Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, e ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Letonisë, e cila do të zhvillohet më 4 shtator 2024, në Sportpark – Esslingen, Gjermani.
Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve intensive për kualifikimet e Kampionatit Evropian U19 për vitin 2025, që mbahen në vjeshtë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës..
Ndeshja miqësore kundër Letonisë do t’i shërbejë përzgjedhësit Maliqi si një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar formën dhe gatishmërinë e lojtarëve, si dhe për të krijuar një harmonizim më të mirë mes tyre.
Kosova U19 bën pjesë në Grupin 10 për kualifikimet e Euro 2025, ku do të përballet me kundërshtarë të fortë si Spanja e Austria, derisa pjesë e grupit janë edhe Ishujt Faroe./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...